Lajme Shqip: Maqedoni
Ahmeti braktis takimin
Lajme nga Maqedoniashkodrani Shkruan "Përfundon takimi i liderëve vetëm në praninë e Gruevskit dhe Xhaferit Në takimin e liderëve që u mbajt dje me nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski, ishte i pranishëm vetëm lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi...
Liderët e partive politike LSDM, Radmilla Shekerinska dhe të BDI-s Ali Ahmeti nuk u paraqitën në Klubin e deputetëve ku duhej të mbahej takimi i paralajmëruar. Kryeministri Gruevski pas takimit deklaroi se mosparaqitja e dy liderëve të LSDM-së dhe të BDI-së ndikon keq në proceset e Maqedonisë. "Kjo është e keqe për proceset në Maqedoni. Kjo paraqet një synim që të krijohet ndonjë perceptim se ekziston ndonjë krizë, se politikanët nuk duan të bisedojnë, se diçka e keqe po ndodh... Megjithatë në realitet punët nuk janë të këtilla, në parlament vijojnë bisedimet mes grupeve të deputetëve rreth të gjitha çështjeve veçanërisht për rregulloren", tha Gruevski. Ai theksoi se "sot u pa se kush dëshiron të bisedojë dhe të ketë dialog dhe kush nuk dëshiron që të ketë dialog. Sipas tij mosardhja e liderëve në takimin e caktuar është pjesë e përgjegjësisë së tyre politike dhe se po qe se vazhdon kështu situata, pushteti do të vazhdojë me "forca të veta t'i përfundojë punët". I pyetur nëse ekzistojnë mospajtime në koalicionin VMRO-DPMNE dhe PDSH, kryeministri Gruevski u përgjigj se situata të këtilla nuk ekzistojnë. Kryetari i PDSH-së Arbën Xhaferi pas takimit me kryeministrin Gruevski tha se mosardhja në takim e LSDM-së tregoi se nuk është parti shtetformuese. Në pyetjen nëse ekzistojnë mospajtime në koalicionin VMRO-DPMNE dhe PDSH, lidhur me arrestimin e Agim Krasniqit, Xhaferi u përgjigj se mospajtimet ekzistojnë në të gjitha koalicionet, por varet nëse ato dalin jashtë institucioneve të sistemit apo mbesin brenda tyre. "Ne tentojmë që brenda institucioneve të sistemit t'i zgjedhim antagonizmat e këtilla. Me Agim Krasniqin imponohet një moment tjetër, në raportet në shtet e jo vetëm në koalicion. Ky rast është i vjetër rreth 5-6 vjet dhe pyetja se pse pikërisht tani hapet është se bëhet fjalë që të harrohet fenomeni me aferën me armë. Siç dihet Krasniqi do të jetë më atraktiv sesa afera", theksoi Xhaferi. Ai theksoi se situata me Agim Krasniqin nuk është problem politik, edhe pse dikush tenton ta shfrytëzojë këtë problem për interesa politike.
Koha Jone
Lajmi nga www.shqip.dk
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen