Dienstag, 9. Januar 2007

Grevë paralajmëruese e kontrollorëve të fluturimeve

Lajme Shqip: Maqedoni


Shkodrani Shkruan "Grevë dyorëshe paralajmëruese sot do të mbajnë kontrollorët e fluturimeve në Drejtorinë për lundrim civil dhe ajror (DLCA)...

Shkup /28/12/ 08:13 Greva, siç lajmëruan nga Sindikata e teknikës ajrore në DLCA, do të mbahet në periudhën prej orës 14 deri në ora 16, në aeroportet në Shkup dhe Ohër. Kërkesat kryesore të sindikalistëve janë firmosje të marrëveshjes kolektive, përmirësim të kushteve për punë, sigurim të detyrueshëm për të punësuarit gjatë lëndimeve, si dhe zgjidhje të statusit për të punësuarit me marrëveshje në vepër. Drejtoria për lundrim civil dhe ajror u bëri thirrje të gjithë kontrollorëve që janë me marrëveshje në vepër që të qëndrojën në vendet e tyre të punës meqë statusi i tyre nuk lejon të drejtën e grevës. Prej këtu shtojnë se dinamika e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura urdhëron që greva të lihet në pushim.

Lajmi nga www.shqip.dk

Keine Kommentare: