Lajme Shqip: Maqedoni
Shkodrani Shkruan "Kryetari Branko Cërvenkovski në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve të Maqedonisë shprehu pritjen se viti 2007 do të jetë vit i rezultateve konkrete në planin ekonomik...
Shkup
"Pres që viti 2007 të jetë vit i paqes dhe stabilitetit, i mirëkuptimit dhe respektimit më të mirë të ndërsjellë dhe vit i rezultateve konkrete në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të qytetarëve - varfërinë dhe papunësinë e madhe", theksoi kryetari i Maqeedonisë. Duke u përqëndruar në prioritetet në planin e jashtëm, Cërvenkovski theksoi se në vitin 2007 nevojitet "unitet maksimal" për realizimin e qëllimit për fitimin e datës së negociatave me BE-në dhe ftesës për anëtarësim në NATO, në vitin 2008. Duke folur për rezultatet e viti që po e lëmë pas, Cërvenkovski theksoi se shumë hapa të domosdoshëm nuk janë realizuar. "Prapa nesh është viti në të cilin u arritën shumë suksese, por edhe viti në të cilin shumë pritje dhe hapa të domosdoshëm nuk u realizuan. Pikërisht për këtë shkak, viti 2007 është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Maqedonsië", thuhet në urimin e Vitit të Ri nga kryetari Cërvenkovski deri te qytetarët e Maqedonisë. /Makfaks/
Lajmi nga www.shqip.dk
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen