Lajme Shqip: Maqedoni
Shkodrani Shkruan "Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për amandamentet për propozim-buxhetin e vitit 2007...
Shkup /29/12/ 08:40
Në rend dite të seancës së 16-të të seancës kuvendore janë edhe propozimet për miratimin e ligjeve për miratimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2007, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal të të ardhurave, për Ligjin për tatim të fitimit dhe për kontroll të brendshëm financiar publik, të gjitha me propozimligj. Deputetët do të debatojnë edhe për propozimet për miratimin e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për revizion të brendshëm në sektorin publik, të Ligjit për kulturë, të Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit dhe të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha me propozimligje.
Lajmi nga www.shkupi.dk
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen