Dienstag, 9. Januar 2007

Kryeministri Çeku thotë se do të punojë në përmbylljen e statusit të Kosovës

Lajme Shqip: Kosova


shkodrani Shkruan "Prishtinë- Kryeministri Agim Çeku tha se bashkë me kabinetin i tij qeveritar do të punojë në përmbylljen e statusit të Kosovës. Në fjalimin e sotëm radiofonik, njëherit ai tha se do të ketë angazhim edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Çeku theksoi se zotohet për të punuar në realizimin e këtyre objektivave. "Deri në finalizimin e këtij procesi, kemi punë të mëdha përpara si bërja e Kushtetutës, definimi i simboleve, procesi i transferimit të përshpejtuar dhe të plotë të kompetencave, konsolidimi i ministrive ekzistuese dhe projektimi i atyre që do të nevojiten në shtetin e ri të Kosovës". Çeku zotohet se nuk do të mungojë as angazhimi në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Me tërheqjen e investitorëve të huaj, me telefoninë e dytë mobile dhe termocentralin "Kosova C", Çeku e sheh zbutjen e papunësisë. Kreu i qeverisë nënvizoi se këtë vit do të ketë edhe përmirësim të infrastrukturës, të shërbimeve për qytetarë, me anë të strategjive afatgjate, duke shprehur besimin se do të krijohet një jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës, kurse viti 2007 do të jetë triumfues për vendin.

Kosova.com

Lajmi nga www.Shqip.dk

Keine Kommentare: